Meital Dohan, 40-vjeçarja artiste, ka lënë aktorin 78 vjeçar Al Pacino. Në një intervistë për revistën izraelite La’Isha, ajo është shprehur se ishte e vështirë për të të qëndronte me një mashkull të vjetër: “Eshtë shumë e vështirë të rrish me një mashkull kaq të vjetër, edhe nëse bëhet fjalë për Al Pacino”.
Diferenca në moshë është e vështirë për t’u duruar. Ekzistojnë shtirje të kota në emër të dashurisë. Dhe në lidhje me yllin milioner ajo thotë: “Gjatë lidhjes sonë më ka blerë vetëm lule. Është një mënyrë e edukuar për të thënë që nuk dua të shpenzoj para”.
U përpoqa që lidhja jonë të funksiononte por është pikërisht ai që sillet si i moshuar! “Nuk bënte asgjë për t’u dukur më i ri, të paktën për hir të dashurisë time dhe prandaj mbaroi”, ka thënë artistja izraelite për revistën.