Paulo Dybala mund të bëhet blerja e radhës për Chelsea, sipas asaj që raportohet nga “Tuttomercatoweb”.
Klubi anglez ka treguar interesim të lartë për sulmuesin argjentinas, duke hedhur sytë nga klauzola e tij e lirimit e cila do të jetë e disponueshme deri më 15 janar.
Sipas raportimeve thuhet se Chelsea është në bisedime të avancuara me Romën dhe është gati të plotësojë shumën prej 15 milionë euro, vlera e klauzolës së lirimit të Dybala.
Përpjekjet e klubit anglez për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Romës janë intensifikuar, ku madje janë kryer edhe kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e lojtarit./h.ll/abcnews.al