E ëma e Ledri Vulës, Xheraldina feston sot ditëlindjen. Krahas urimeve të shumta nuk kishte si të mos mungonin dhe disa fjalë të ëmbla nga reperi dhe partnerja e tij, Sara Hoxha. Sara ka ndarë një fotografi me Xheraldinën, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjyshja më e re dhe më cool në familjen tonë.”
Ndërsa Ledri ka zgjedhur ta urojë të ëmën me një foto gjatë pushimeve, ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gjyshe”. Ledri dhe Sara po shijojnë një periudhë të ëmbël pas ardhjes në jetë të Poem Blu në dhjetor të vitit të kaluar. /abcnews.al