E duan Barcelona dhe Real Madrid, 27-vjeçari kërkesë City: Më lini të iki

schedule09:39 - 4 Gusht, 2021

schedule 09:39 - 4 Gusht, 2021

Aymeric Laporte është pjesë e Manchester City prej vitit 2018. Mbrojtësi ka edhe katër vite kontratë me kampionët e Anglisë, por nuk ka ndërmend të respektojë akordin deri në fund.

27-vjeçari francezo-spanjoll është aktivizuar me të gjithë kombëtaret e moshave të Francës, ndërsa në qershor vendosi të “transferohet” të Spanja, kombëtare me të cilën luajti në Euro 2020.

 

Aymeric Laporte

Laporte kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid, dhe ka vendosur të transferohet në Spanjë. Lojtari i ka kërkuar drejtuesve të klubit ta shesin, pasi dëshiron me çdo kusht kalimin në LaLiga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!