Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas falënderimeve të Giorgia Melonit për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Prodhimet e sherrit politik Italian mbi marrëveshjen Itali Shqipëri për qendrën e pritjes në Shëngjin shkruan kreu I qeverisë Rai tre i përzieju në një reportazh në të njëjtin kazan bashkë me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cenuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje, thekson kryeministri duke kujtuar se
Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3.
Ramë dakord, shkruan Rama që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pa censuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të emisionit Report. Kryeministri thotë se intervistën e plotë për RAI tre do ta transmetojë sonte në orën 20.00 edhe në faqen e tij zyrtare duke I ftuar shqiptarët që ta dëgjojnë dhe gjykojnë vetë. Duke e shoqëruar postimin e tij me foton e gazetarit Girgio dhe mbishkrimin e Dua Girgion por më shumë dua të vërtetën kryeministri Rama e mbyll reagimin duke shtuar se e ka fjalën për gazetarin dhe jo kryeministren italiane për të cilën thotë se është shënjestra kryesore e RAI tre.
/abcnews.al