“E donin Interi dhe Juventusi”, NK Koper zyrtarizon mesfushorin vlonjat

schedule09:28 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 09:28 - 5 Dhjetor, 2020

Alessandro Ahmetaj, mesfushori qendror nga Vlora, ka vendosur ta vijojë karrierën në Slloveni, pasi u paraqit mirë me moshat e Sassuolo. Që kur ishte te Cesena, ku edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit, për të vlerësimet kanë qenë pozitive.

Madje Dritan Dervishi, ish-drejtues i Partizanit dhe Kukësit, e kishte cilësuar Ahmetajn si një De Rossi të ri. Tani ai ka nënshkruar me Koper dhe klubi slloven përmend edhe interesimin e klubeve të mëdha për të, duke përmendur edhe klube si Interi, Juventusi, apo Leicester në Premier League.

NJOFTIMI I KLUBIT SLLOVEN – Në verë, mesfushorit 20-vjeçar, i cili ka një pasaportë italiane dhe shqiptare, i kishte skaduar kontratë dhe ka qenë pa klub deri më sot. Tani Federata Sllovene e Futbollit ka konfirmuar kontratën e nënshkruar me NK Koper dhe me të do të mund të bëjë debutimin që në javën tjetër të kampionatit.

Kanarinat nënshkruan me Alessandro Ahmetaj, i cili mund të mburret se ka luajtur me moshat e kombëtares italiane në moshë të vogël/ Gjithashtu ai mund të mburret edhe me faktin se klube të mëdha, si Inter dhe Juventusi, në Gadishullin Apenin ishin të interesuara për ta.

Ahmetaj thuhet se ndiqej nga Leicester City, ku Claudio Ranieri donte ta merrte. Ai u stërvit me Sassuolo, por nuk luajti asnjë ndeshje me ekipin e parë, kështu që regjistrua me të rinjtë 52 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola. Në periudhën midis viteve 2015 dhe 2016 ai luajti 21 ndeshje për Italinë U16 dhe U17. /abcnews.al