Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se “SHBA ka kontroll të plotë dhe absolut të hapësirës ajrore mbi Iranin”.
Ai gjithashtu pretendon se pavarësisht gamës së gjerë të pajisjeve të sofistikuara të mbikëqyrjes dhe të mbrojtjes që Teherani ka, sistemet amerikane janë superiore.
“Irani kishte mbrojtje të mira mbikëqyrjeje dhe mbrojtje të tjera, por ato nuk janë asgjë në krahasim me atë që është projektuar, zhvilluar dhe ndërtuar në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.
Më tej në një postim në “Truth Social”, Trump shkruan se amerikanët e dinë se ku fshihet Ajatollah Ali Khamenei, dhe shton se nuk do ta neutralizojnë atë, pasi “nuk duan që raketat të godasin civilët. Durimi ynë po mbaron”.
/abcnews.al/