E diela nis me dy sfida në Superiore: Kukësi pret në shtëpi Tiranën kryesuese, ndërsa Bylisi gjen Kastriotin

schedule09:28 - 29 Janar, 2023

schedule 09:28 - 29 Janar, 2023

Kategoria Superiore do të luajë sot javën e 19-të të saj, ku në përballje do të jenë dy sfida tepër interesante.

Në orën 13:00 të drekës, verilindorët e Kukësit do të presin në shtëpi Tiranën kryesuese. Kukësi është në luftë për mbijetesë dhe duan me patjetër të bëjnë maksimumin për të dalë nga zona e kuqe dhe të shpëtojnë sezonin e tyre aspak të mirë.

Nga ana tjetër, Tirana po bën një rrugëtim shumë të mirë, të cilët sot do të përpiqen për të marrë sërish një rezultat pozitiv ndaj ekipit verilindor.

Në të njëjtën orë, në Ballsh luhet sfida mes Bylisit dhe Kastriotit. Ndeshja pritet të jetë interesante pasi qëllimi i të dyjave është marrja e tre pikëve në mënyrë për t’u larguar nga zona e mbijetesës dhe të shkëputen nga njëra tjetra./ h.ll/abcnews.al