E diela e balotazhit në Kosovë, 38 kandidatë në garë për 19 komuna

schedule12:12 - 18 Nëntor, 2017

schedule 12:12 - 18 Nëntor, 2017

Të dielën Kosova voton në balotazhin nga ku do të dalin emrat e atyre që do të drejtojnë 19 bashkitë në vend. Në zgjedhjet e të dielës do të kenë të drejtë votimi rreth 1 milion e 354 mijë votues

Fushata 5-ditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka përfunduar. Të dhënat zyrtare të KQZ-së bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 260 tubime elektorale, pa ato të ditës së fundit të fushatës. Në 19 komuna të Kosovës, në balotazh do të përballen 38 kandidatë për kryetarë komunash. Në zgjedhjet e së dielës, sipas KQZ-së, të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues. Ditën e votimit, do të jenë të hapura 614 Qendra të Votimit me 1.777 vendvotime. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, premtoi se këtë herë numërimi do të jetë më i shpejtë dhe se rezultatet e para pritet të publikohen ndërmjet orës 20:00 e 21:00./abcnews.al