E dhunuar dhe abuzuar seksualisht/ E reja që u gjet e vdekur poshtë urës së “Dajlanit” dyshohet se është vrarë

schedule15:33 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:33 - 2 Gusht, 2023

Vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, saktësisht poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet të jetë vrarë.

Burime nga policia thanë për ABC se gjatë kqyerjes që i është bërë trupi të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme.

Mësohet se vajza është gjetur e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.

LEXO EDHE: Durrës/ Gjendet pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” një shtetase endacake

Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend  ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.

Një prej tyre dyshohet se është edhe vajza e gjetur sot në këmbët e urës në hyrje të qytetit bregdetar.

Për momentin viktima nuk është identifikuar pasi nuk ka pasur me vete asnjë mjet identifikimi. Ndërkohë mjekësia ligjore po punon për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj, orën dhe vendin, pasi ka dyshime se mund të jetë vrarë në një vend tjetër.

Policia nuk përjashton faktin që vajza të ketë bërë sherr me vajzat e tjera ose me tutorët e tyre dhe mund të jetë goditur nga këta të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!