E dhimbshme, 17 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

schedule14:30 - 16 Tetor, 2019

schedule 14:30 - 16 Tetor, 2019

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. Djali 17-vjeçar ka humbur ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë në vend, pak pasi kishte hyrë në banesë në prani të prindërve.

Mediat italiane shkruajne se Endri Cania jetonte me prinderit që merreshin me bujqesi dhe ishin banorë në Sparanisë, komunë e provincës në Caserta.

Menjëherë pasi i biri ra në dysheme, ata kanë dhënë alarmin për ndihmë dhe kanë njoftuar urgjencën, po pavarësisht gjithçkaje 17 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pritet tashme verifikimi i shkakut, që dyshohet një arrest kardiak. Ka dyshime se pak para se të hynte në shtëpi, Endri kishte rënë nga një mur jo i lartë, por nuk kishte shfaqur asnjë problem, prandaj ende nuk dihet nëse të jetë ky shkaku apo diçka tjetër që i mori jetën të riut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!