E dënuara me 16 vite heqje lirie tenton vetëvrasjen në burg

schedule21:48 - 21 Shtator, 2017

schedule 21:48 - 21 Shtator, 2017

Një grua e dënuar për vrasjen me sopatë të bashkëshortit të saj, tenton të vetëflijohet në ambientet e burgut 325 në kryeqytet. Ngjarja është regjistruar në 19 shtator në një nga tualetet e këtij burgu. E dënuara Mirela Buzalli, 38 vjeç, është gjetur në kushte të rënda shëndetësore nga punonjësit e sigurisë dhe të bashkëdënuarat e saj. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës, konfirmuan se e dënuara ka konsumuar një sasi klori në kushte të një gjendjeje të rënduar mendore. Asaj i është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore dhe më pas është dërguar në burgu 325.  Mirela Buzalli po vuan një dënim të formës së prerë me 16 vjet heqje lirie. Ajo është dënuar për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në dëm të ish-bashkëshortit të saj, në gusht të vitit 2016 në Barbullush të Shkodrës. Pas pretendimeve për dhunë të vazhdueshme Buzalli e qëlloi me sopatë të shoqin, teksa ai ishte duke fjetur. Krimi makabër ndodhoi në sytë e një prej fëmijëve të mitur të familjes, i cili ishte në të njëjtën dhomë ku flinte viktima.