E dënuar për shfrytëzim prostitucioni, ndalohet 45-vjeçarja në Fier

schedule14:38 - 19 Tetor, 2024

schedule 14:38 - 19 Tetor, 2024

Policia e Fierit ka ndaluar një 45-vjeçare, banuese në fshatin Ruzhdije në Patos.

Sipas informacioneve 45-vjeçarja është ndaluar pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Ndërkohë materialet procedurale kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim, 45 vjeçe, banuese në fshatin Ruzhdije, Patos, pasi gjykata e Fierit e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!