E dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha

schedule10:30 - 12 Qershor, 2022

schedule 10:30 - 12 Qershor, 2022

Është liruar nga burgu ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Kujtojmë se të shtunën Apeli i Posaçëm e refuzoi kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia.

Hoxha është dënuar me tre vjet burg për “korrupsion” dhe kërkonte shuarje të masës “arrest në burg”, pretendim që dje u rrëzua nga Apeli.

Ish-gjyqtarja u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit. Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Enkeleda Hoxha u arrestua një vit më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale. Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Si funksiononte skema

Fillimisht, sipas SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha. Nga ana tjetër, sekretarja e gjykatës bënte të mundur që çështja të kalonte për shqyrtim pikërisht nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila merrte vendim pro kërkuesve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!