E dënuan për vrasje, Gjykata në Kinë shpall të pafajshëm një person pas 27 vitesh burgim

schedule11:22 - 6 Gusht, 2020

schedule 11:22 - 6 Gusht, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë. Një burrë në lindje të Kinës është liruar pasi kishte kaluar 27 vjet i burgosur për vrasjet që nuk i kishte kryer.

Zhang Yuhuan ka deklaruar se është torturuar nga policia dhe se ishte detyruar ta pranonte fajësinë për vrasjen e dy fëmijëve në vitin 1993, shkruan BBC.

Prokurorët të cilët rihapën dosjen, thanë se deklarata e tij nuk përputhej me krimin dhe kështu Yuhuan u lirua nga Gjykata e Lartë pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme.

Në Kinë, policia përdor lloje të ndryshme të torturës, përfshirë rrahje dhe djegie me cigare për të detyruar të dyshuarit të pranojnë krimet. Por në vitin 2010 filloi një nismë në sistemin ligjor për të hequr pranimin me forcë të ngjarjes./abcnews.al