E dashuruar pas firmave, Marina shpenzon afro 1 mijë euro për një fustan

schedule14:47 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:47 - 13 Korrik, 2020

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është një nga vajzat më të pëlqyera të ekranit shqiptar.

Pamja e saj e jashtme ka rënë gjithmonë në sy që nga koha që ishte velinë në ‘Fiks Fare’.

Përveç flokëve biond, Marina ka tërhequr vëmendjen edhe me veshjet që zgjedh. Ato i përkasin firmave të shtrenjta dhe më “In” të momentit.

Së fundmi, është publikuar çmimi i një fustani të Marinës dhe thuhet se kap shifrën e 975 eurove.

Edhe këtë herë, vihet re që bukuroshja ka zgjedhur ‘Versace’./abcnews.al