“E dashura ime është kjo?!” Historia e dashurisë nëpërmjet një aparati fotografik

schedule19:54 - 9 Korrik, 2020

schedule 19:54 - 9 Korrik, 2020

Pjesë e “Edicioni Veror 2020” janë bërë blogerja e njohur Albora Ismaili dhe fotografi Flor Abazi.

Dyshja perfekte kanë folur për historinë e dashurisë, si janë njohur, duke ndarë edhe momente se si ata e kanë kaluar karantinën.

Si fillim treguan se janë njohur nga një komunikim në rrjetin social në “Instagram”.

“Më krijon një qetësi absolute dhe nuk ka asgjë tjetër që nuk me pëlqen”, tregoi ai.

Ndërsa blogerja u shpreh se i dashuri i saj tregohet shumë i duruar me të , duke shtuar: Nuk më pëlqen kur i bërtet Kikos.

Nën ritmet e muzikës dhe duke shijuar bukuritë e bregdetit shqiptar blogerja ka ndarë me gazetaren Irini Meçe trendet më të fundit të bikinit.

“Format e viteve 90’ janë një kthim pas. Lidhjet në mes të truporeve për të theksuar belin pritet të dominojnë. Veshjet që janë me bojëra që duken sikur janë lyer vetë pritet të dominojnë. Pas 10 vitesh janë kthyer sërish shallet e gjata që lidhen në një anë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë blogerja seksi mahnit e veshur me bikini ndërsa nuk i shpëtoi edhe një komenti nga i dashuri i saj: “Yyy e dashura ime është kjo”, shprehet ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!