Një skenë aspak e zakontë dhe shumë e çuditshme ka ndodhur në ndeshjen e Premier League mes Everton dhe Newscastle.
Një tifoz futet në fushën e lojës gjatë pjesë së dytë të takimit, i veshur me një bluzë ku shkruhej “Ndaloni karburantin”, lidh qafën në shtyllë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të sigurisë, të cilët përfunduan duke prerë shiritin plastik të krahut me një prerës dryni.
Një situatë që panikosi të gjithë, ndërsa akoma nuk dihet se cili ishte shkaku që shtyu tifozin të bënte një veprim të tillë.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) March 17, 2022
/f.a/abcnews.al