E cilësojnë Lady Gaga e Turqisë, këngëtarja shqiptare: Kam guxuar me gjëra që artistët nuk i kanë bërë atje

schedule10:32 - 23 Shtator, 2022

schedule 10:32 - 23 Shtator, 2022

Asya Gashi është këngëtarja shqiptare që po bën “namin” në Turqi. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se si e nisi karrierën atje.

“Unë kam shkuar për film, por i pëlqeu zëri im dhe shkova bëra këngë. Unë kam bërë shkollën për muzikë. Unë kisha një shoqe dhe më tha që po luhet një film i madhë në Turqi. Nuk po pranoja se nuk dija turqisht, vetëm anglisht. Shkova, e provova dhe fitova”, u shpreh Asya.

Më tej, e pyetur se si ndihet që e quajnë Lady Gaga e Turqisë, ajo tha se është e lumtur, por nuk preferon ta krahasojnë me të tjerët sepse është origjinale.

“Më kanë quajtur Lady Gaga e Turqisë sepse kam qenë shumë e guximshme. Kam bërë gjëra që artistët e tjerë në Turqi nuk i kanë bërë. Kam bërë tekste me guxim për fuqinë e femrës dhe për tema që në Turqi nuk guxojnë.

Unë kam qejf të jem origjinalja unë, me pas diçka timen që të veçohem nga të tjerat. Unë dua të jem unë, nuk dua krahasime se ma kanë bërë edhe me Shakirën që ngjasoj, por nuk dua.

Tani jam shpërngulur në Los Angeles rreth një viti më parë”, deklaroi këngëtarja./abcnews.al