Dua Lipa po shijon disa ditë pushime në jug dhe nuk ka ngurruar që t’i promovojë bukuritë natyrore të vendin tonë në llogarinë e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka publikuar sërish disa foto dhe video nga Saranda. Bashkë me pamjet ajo shkruan “Beautiful Albania”.
Në një prej videove, Dua dëgjohet edhe duke folur shqip. Në postim nuk kanë munguar as komente nga ndjekës të këngëtares që thonë se do ta vendosin tashmë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.
Këngëtarja ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri me familjen dhe partnerin , Anwar Hadid.
Pas inspektimit të kopshtit që po ndërtohet me financimin e saj, Dua udhëtoi drejt jugut. Gjatë këtyre ditëve, autorja e hitit “Levitating” ka ndarë foto me 60 milionë ndjekësit e saj duke promovuar bukuritë natyrore shqiptare. s.b/abcnews.al/