‘E bukur si babai i saj’, Jonida Vokshi prezanton për herë të parë portretin e vajzës

schedule07:17 - 21 Shtator, 2020

schedule 07:17 - 21 Shtator, 2020

Çifti i njohur, Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor. Aktorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.

Që nga ajo ditë, ajo nuk i ka kursyer fotot pranë vogëlushes, mirëpo deri më sot nuk e kishte zbuluar portretin e saj. Mbrëmjen e djeshme, Jonida dhe Besniku kanë ndjerë që është momenti i duhur për të prezantuar vogëlushen me publikun.

Jonida ka publikuar në rrjete sociale dy foto ku shihet me të voglën në krahë, duke i treguar portretin. “Sonte donim te ju prezantojme me Emin tone e cila ju perqafon shume! P.s. Besniku sigurisht komenton: E bukur si baba vet”, ka shkruar aktorja krahas fotove. l.k/abcnews.al