Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt, mund të ishte transferuar diku tjetër në merkaton e verës së kaluar. Një prapaskenë merkato e zbuluar nga gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’.
Spanjollët shkruajnë se holandezi do të dëshironte një kalim tek Barcelona për të vazhduar karrierën së bashku me ish-shokun e tij te Ajaxi, Frenkie De Jong. Arsyeja e mos transferimit ishte agjenti Mino Raiola, pasi kërkonte një komision 8 milionë €, shifër të cilën katalanasit nuk e paguan.
Pa para agjenti i mbrojtësit nuk e pranoi tranferimin dhe vendosi ta transferojë De Lig në Itali. Por, në Spanjë këmbëngulin se tranferimi i Matthijs tek Barcelona do të ndodhë në vitin 2022, pasi ëndrra e tij është të luajë për Barçën dhe nuk pyet për paratë. /abcnews.al