Ronaldinho mund t’i kthehet fushave të blerta. Ylli brazilian u tërhoq nga futbolli në vitin 2018, por dëshira për të luajtur sërish i është shtuar shumë kohët e fundit. 40-vjeçari nuk i ka zgjidhur akoma problemet në Paraguaj, vend në të cilin u arrestua dhe qëndroi disa kohë në burg për shkak se udhëtonte me një pasaportë false.
Dinho vijon të qëndrojë në arrest shtëpie ne Asuncion, kryeqytetin e Paraguajit, ndërsa e ardhmja mund të jetë Argjentina. El Dia zbulon se kushti i vetëm i brazilianit për t’u kthyer sërish si futbollist profesionist quhet Diego Armando Maradona.
Dinho dëshiron të punojë me legjendën argjentinase, i cili drejton Gimnasia La Plata në elitën e futbollit argjentinas. Lojtari ka qenë edhe më parë afër këtij klubi. Goal raporton se Gimnasia e kërkoi në vitin 2016, por atëherë nuk u arrit akordi mes palëve.
Diçka e tillë mund të ndodhë tani dhe tifozët do të kenë sërish mundësinë për të shijuar magjitë e një prej lojtarëve më të talentuar në historinë e futbollit. /abcnews.al