E BUJSHME: Presidenti i PSG nën akuzë, Prokuroria del me deklaratë

schedule11:40 - 20 Shkurt, 2020

schedule 11:40 - 20 Shkurt, 2020

Telashe për presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi. Kreut të klubit francez i janë ngarkuar vepra penale dhe akuzohet për ryshfet ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke. Ky i fundit është akuzuar për pranimin e ryshfeteve për të drejtat televizive të Kupës së Botës.

Al-Khelaifi është kreu i BeIN Media Group, si dhe është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër, ka dalë me një njoftim për shtyp dhe ngarkon Valcke me akuzat e pranimit të ryshfeteve, falsifikim dokumentesh dhe keqmenaxhim të rënduar kriminal.

Valcke u pezullua për 12 vite nga futbolli, pasi u shpall fajtor për skandalin e biletave të Kupës së Botës, për abuzimet me shpenzimet e udhëtimeve dhe për përpjekjet e tij për të shitur të drejtën televizive nën vlerën e tregut. Gjithashtu akuza tjetër ndaj tij ishte për shkatërrim të provave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!