Fali Ramadani , disa ditë më parë ishte në shënjestër të autoriteteve spanjolle, ndërkohë që tanimë ka qenë radha e Jorge Mendes, menaxherit më të fuqishëm në botë. Autoritetet e taksave në Portugali kanë mbërritur në shtëpinë e tij dhe kanë bërë një kontroll, sikurse raporton sabado.pt.
Mendes, i cili përfaqëson portugezin Cristiano Ronaldo dhe trajnerin Jose Mourinho, po hetohet për pastrim parash. Dyshimet janë me lojërat që agjenti i njohur mund të ketë bërë me të drejtat e imazhit të klientëve të tij. Fitimet e Mendez janë të mëdha dhe autoritetet portugeze po tentojnë të zbulojnë diçka.
Ato nuk kanë kontrolluar vetëm shtëpinë e Mendes, pasi kanë zbarkuar edhe në klube si Porto, Benfica, Sporting Lisbon dhe Braga, ku janë kërkuar dokumente të ndryshme. Gjithashtu kontroll kanë bërë edhe në zyrat e agjentit në Porto dhe Lisbone. /abcnews.al