Modelja e njohur ruse, Luisa Kremleva, akuzoi në vitin 2017 mbrojtësin Theo Hernandez se e kishte përdhunuar. Sipas modeles 21 vjeçare, mbrojtësi i Milanit e kishte sulmuar dhe abuzuar seksualisht me të, gjatë kohës kur ky i fundit luante për Real Madrid.
Theo Hernandez është shpallur i pafajshëm mbrëmë dhe modelja ruse është arrestuar, me akuzën e mashtrimit. Kremleva kishte paraqitur disa prova në Gjykatë, kryesisht foto të saj ku shihej se ishte abuzuar fizikisht.
Por të gjitha këto prova rezultuan jo të vërteta dhe të gjitha akuzat për mbrojtësin e Milanit ranë poshtë. Modelja ndodhet aktualisht në para-burgim dhe pritet të mësojë vendimin e plotë brenda 48 orëve të ardhshme./abcnews.al