Prej kohësh flitet për një rikthim te Barcelona dhe Neymar ndodhet gjithmonë në qendër të merkatos. Babai i sulmuesit të PSG-së ka folur rreth së ardhmes së Neymar për Globo Esporte, duke deklaruar se si janë ndarë punët në familje.
“Neymar e zgjedh vetë rrugëtimin që do të bëjë. Ne, ata që e këshillojmë, punojmë vetëm në aspektin administrativ, për t’i siguruar kontrata sa më të mirë dhe për t’i mundësuar aktivizimin në skuadrat më të mira, në mënyrë që ta menaxhojë sa më mirë karrierën e tij.
Gjithmonë do të ketë spekulime rreth së ardhmes së tij. Nuk mund t’i evitojmë fjalët as në një situatë emergjente si kjo që po kalojmë. Di të them vetëm kaq, ai është i lumtur te PSG”, deklaron babai i sulmuesit brazilian. /abcnews.al