Presidenti i SHB-ve Joe Biden në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të trajtuar sfidat globale, duke theksuar se vendet në mbarë botën ndajnë një të ardhme të përbashkët.
“Unë e kuptoj detyrën që vendi im duhet të udhëheqë në këtë moment kritik,” tha ai.
“Shtetet e Bashkuara kërkojnë një botë më të sigurt, më të begatë, më të barabartë për të gjithë njerëzit, sepse ne e dimë se e ardhmja jonë është e lidhur me tuajën. Asnjë komb nuk mund të përballojë sfidat e sotme i vetëm,” tha Biden liderëve botërorë.
Gjithashtu, Biden i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të autorizojë një forcë shumëkombëshe për të ndihmuar në rivendosjen e sigurisë në Haiti, i cili vazhdon të vuajë nga dhuna e bandave.