E ardhmja e sulmit quhet Armando Broja, lojtari shqiptar bie në “grackën” e Interit

schedule14:30 - 21 Maj, 2022

schedule 14:30 - 21 Maj, 2022

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga “Goal.com” për sulmuesin e kombëtares sonë të futbollit, Armando Broja.

Sipas raportimit nga “Goal.com”, shumë ekipe të mëdha janë të interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit nga Shqipëria. Napoli, West Ham dhe Newcastle dihet që kanë shfaqur interes që më përpara për Brojën, por tashmë ka edhe një tjetër klub të madh i cili është futur në garë.

Thuhet se Interi tashmë po mendon për Armando Brojën. Zikaltërit kanë nevojë për një palë këmbë të reja dhe të talentuar në repartin e sulmit, dhe Marotta ka piketuar Armando Brojën.

Broja këtë sezon ka bërë shumë mirë me Southampton, ku ka luajtur 38 ndeshje në total, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë.

Kartoni i tij është në pronësi të Chelsea, por do të shikojmë gjatë merkatos së verës se çfarë do të vendosë klubi anglez për të ardhmen e shqiptarit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!