E ardhmja e portierit të Lacios, Thomas Strakosha, është në pikëpyetje. Ardhja në Romë e Pepe Reinës gjatë merkatos së verës mesa duket ka trazuar ujërat në dhomat e zhveshjes. Gardiani i kombëtares sontë ka luajtur vetëm në gjashtë ndeshje këtë sezon në Serie A, ku ka pësuar 12 gola.
Edhe pse paraqitjet e tij nuk kanë qenë nga më të mirat, sërish Igli Tare i ka dalë në mbrojtje lojtarit. Megjithatë, sipas raportimit të “Tuttomercatoweb”, lacialët po mendojnë seriozisht një zëvendësues për shqiptarin dhe deri më tani emri kryesor që qarkullon është ai i Anatoliy Trubin.
Portieri i Shakhtar Donetsk pëlqehet dhe nga trajneri Inzaghi, por klubet ende nuk kanë nisur ndonjë negociatë mes tyre. Në listën e Lacios është edhe Lorenzo Montipo i Beneventos, por zhvillimi më të hollësishme priten gjatë merkatos së verës. /abcnews.al