E ardhmja e Shkurtajt, Nexhipi flet hapur: Nuk do të rinovojmë kontratën

schedule18:38 - 25 Maj, 2020

schedule 18:38 - 25 Maj, 2020

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhpi, ka konfirmuar në “Fan Zone: në Supersport, largimin e sulmuesit kryesor të skuadrës, Vasil Shkurtaj.

Bomberi i verilindorëve është pa kontratë në fund të sezonit dhe pavarësisht tentativave të drejtuesve për t’ia rinovuar, 28 vjeçari nuk ka pranuar. Në fjalën e tij, Nexhipi tha: “Vasil Shkurtajt i skadon kontrata në fund të sezonit dhe kemi pasur bisedime këto ditë për ta rinovuar atë.

Dëshira e lojtarit është të largohet dhe nuk do rinovojmë kontratën. Për lojtarët e tjerë i kemi nën kontroll dhe mund të përfitojmë një shumë të madhe nga ata, siç ishte rasti i Gurit”, u shpreh Nexhipi. Shkurtaj ka luajtur 22 ndeshje për Kukësin këtë sezon, ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar 2 herë./abcnews.al

 

Sulmuesi i Kukësit, Vasil Shkurtaj

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!