E ardhmja e Neymar dhe Mbappe, Ander Herrera i vë vulën

schedule14:14 - 6 Qershor, 2020

schedule 14:14 - 6 Qershor, 2020

Ander Herrera, mesfushori spanjoll i PSG, është i bindur që klubi francez nuk do të heqë dorë nga lojtarë si Neymar dhe Kylian Mbappe. Këtë ai e arsyeton gjatë një interviste të dhënë për “AS” në vendin tij. “Unë nuk e di sa fitojnë ata apo se çfarë klubi do të afrojë në skuadër, por di që të dy janë thelbësorë për këtë projekt.

Gjithashtu mund ta shoh se ata janë të lumtur dhe të përfshirë te PSG. E vërtetë që ka shumë lajme në media dhe në rrjete sociale, por ne nuk i përdorim shumë. Duhet të mendoni për diçka shumë të rëndësishme dhe kam folur me Kylian për këtë.

PSG nuk është një klub që i shet yjet e vet, bën të kundërtën, blen. Ky klub është mjaftueshëm i fortë ekonomikisht, që t’i mbajë të dy. Ata janë më të mirët në botë dhe unë kam 4 vite kontratë dhe dua t’i shijoj ato me të dy në krah te PSG”.

Herrera bëri një koment edhe për mbylljen e kampionateve në Francë: “U surprizuam nga vendimi i marrë. Më kujtohet që në grupin ku bisedojmë me ekipin, shumë ishin të shokuar dhe faktikisht as që e besonim. Mendoj se vendimi u mor shumë shpejt dhe këtë po e tregon Bundesliha tani, si dhe ligat e tjera që rinisin në vazhdim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!