Në ditët e fundit po flitet shumë për të ardhmen e Lionel Messit. Siç dihet tashmë kapiteni i Barcelonës ka kërkuar largimin, por drejtuesit nuk e lënë të lirë lojtarin pa u paguar klauzola e tij, e cila është plot 700 milionë euro. Një lajm suprizë vjen nga Gjermania, konkratisht nga tifozët e Stuttgartit të cilët kanë nisur një fushatë për të mbledhur paratë për argjentinasin.
“Ne tifozët e VfB po fillojmë të mbledhim para për të paguar klauzolën e Messit. Nëse paratë nuk arrihen të mblidhen në kohë apo Leo transferohet në ndonjë klub tjetër, atëherë të gjithë paratë që do të kemi mbledhur do të dhurohen për Viva con Agua,” është deklarata e tifozëve.
Viva con Agua është një shoqatë jofitimprurëse, e cila bazën e saj e ka në St Pauli. Kjo shoqatë punon që të gjithë njerëzit në botë të kenë mundësi të kenë ujë të pijshëm. Mbetet për tu parë nëse tifozët do ta realizojnë dëshirën e tyre, por vendimin final e ka në dorë Leo Messi. /abcnews.al