E gjitha bota e futbollit u shokua këtë verë kur Lionel Messi kërkoi largimin nga Barcelona. Megjithatë ai qëndroi përkohësisht, edhe pse në javët e fundit janë shtuar zërat se ai mund të largohet që në merkaton e janarit.
I këtij mendimi është edhe Luis Figo, i cili thekson se argjentinasi ka arsyet e veta që mori atë vendim. Ish-ylli i Barcelonës dhe Real Madrid ishte i ftuar në “Marca Sport Weekend”, ku foli pikërisht rreth situatës së 33-vjeçarit.
“Ashtu si të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm dhe unë pashë këtë verë përpjekjet e Messit për t’u larguar nga Barcelona. Sigurisht që Leo ka motivet dhe arsyet e tij që kërkonte një aventurë të re. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur më parë”, deklaron portguezi.
“Është e vërtetë që çdo klub dëshiron t’a këtë një lojtar si Messi, por kjo varet nga disa faktorë. Situata financiare në klub, paga që do të kërkojë ai apo dhe vëtë vullneti i lojtarit. Por, siç ndodh edhe në jetë nëse nuk dëshiron të jesh diku, në fund nuk ka asgjë që mund të t’a ndryshojë mendjen”, përfundon Figo. /abcnews.al