Prej muajsh po flitet se Memphis Depay do të transferohet te Barcelona, por një transferim i tillë nuk ndodhi as në merkaton e janarit që lamë pas. Për këtë temë është rikthyer të flasë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, i cili tregon më shumë rreth situatës së kapitenit gjatë një intervistë për “Le Progres”.
“Aventura e Memphis merr fund këtë vit. Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe nuk ka shumë si ai në skuadër. Depay është nga ata që zgjidhin ndeshje. Unë gjithmonë kam dëshiruar që ai të qëndrojë, por propozimet tona nuk janë pranuar”, deklaron francezi.
Çdo herë ne e kemi lënë që ai të shprehë ambiciet dhe planet e tij. Madje, ne e ndihmuam që të shkonte te Barcelona, por nuk ishte e mundur ekonomikisht. Deri në fund mund të besojmë se ai do të rinovojë për sezonin tjetër. Për momentin nuk është e mundur, por përse jo”, përfundon Aulas. /abcnews.al