E ardhmja e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messit, do të zbulohet në ditët e ardhshme. Është gazeta spanjolle “Ole”, që raporton se do të jetë vetë lojtari i cili do të deklarojë vendimin e tij.
Në javët e fundit po flitet shumë për një largim të tij nga katalanasit dhe këto zëra u shtuan edhe më shumë me humbjen 8-2 në Champions League kundër Bayernit.
Më pas erdhi zyrtarizimi i Ronald Koeman në stol dhe menjëherë argjentinasi ndërpreu pushimet e tij për të biseduar nga afër me teknikun holandez.
Kujtojmë se ekipet që kërkojnë shërbimet e tij janë Manchester City, Inter apo dhe PSG. Deri më tani nuk ka asnjë ofertë konkrete ndaj Barcelonës, por ato priten të vijnë nëse Messi deklaron se kërkon të largohet nga Katalonja. /abcnews.al