Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes për sa i përket së ardhmes së tij. Francezi shkëlqeu këtë mesjavë në “Camp Nou” kundër Barcelonës në Champions League, duke i treguar botës edhe një herë tjetër vlerat e tij.
Megjithatë, qëndrimi apo largimi i 21-vjeçarit ka PSG-ja tashmë është një çështje reale edhe në politikë. Ka qenë Ministrja e Sportit, Roxana Maracineanu, e cila i ka kërkuar bomberit që të mos largohet nga Parisi sepse të gjithë e duan atë në Francë.
“Unë dua t’i them Kylianit që të qëndrojë në Francë sepse ne kemi nevojë për ty. Ne duam të vazhdojmë t’iu shikojmë që të luani kështu. Tifozët kanë nevojë për ju, PSG ka nevojë për ju si dhe lojtarët e rinj duhet t’iu kenë pikërisht juve si model për të ndjekur”, deklaron Ministrja e Sportit të Francës. /abcnews.al