E ardhmja e Kallakut në Rusi, zbulohet në Pressing!

schedule23:32 - 4 Nëntor, 2019

schedule 23:32 - 4 Nëntor, 2019

Sherif Kallaku është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në Superiore, edhe pse talenti i Teutës është në një moshë shumë të re. Mesfushori ka tërhequr vëmendje nga disa ekipe, por dëshira e tij mbetet të vazhdojë karrierën jashtë Shqipërisë, në një ndër kampionatet elitare.

Artan Shyti, i ftuar në emisionin Pressing, ka zbuluar se Kallaku do të largohet nga Teuta në janar, pasi do të transferohet te skuadra e Akhmat Grozny në Rusi. Kallaku po luan sezonin e tij të dytë si titullar absolut te Teuta dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Tek Akhmat Grozny, Kallaku do të gjejë dy futbollistët e tjerë shqiptarë, Odise Roshi dhe Bernard Berisha. Kallaku është gjithashtu edhe kapiteni i Shpresave U-21./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!