E ardhmja e Cunha, një ekip “big” futet në garë dhe i prish punë Interit

schedule16:17 - 25 Korrik, 2020

schedule 16:17 - 25 Korrik, 2020

Ishte thuajse e kryer dhe Matheus Cunha, pritej të transferohej tek Interi këtë verë. Braziliani ka shkëlqyer te Leipzig dhe tashmë te Hertha Berlin, duke qenë një ndër më të mirët në Bundesliga. 21-vjeçari tërhoqi interesimin e zikaltërve, që ishin gati të paguanin 20 milion euro për të.

Por, zhvillimet e fundit në merkato kanë shqetësuar jo pak Antonio Conten dhe drejtuesit e Interit. Kjo pasi një ekip “big” është futur në garë për kartonin e sulmuesit anësor.

Bëhet fjalë për PSG-në, me kampionët e Francës që kanë shfaqur interes për Cunhan. Ndoshta një “lojë” agjentësh, por një gjë është e sigurt: Çmimi i Cunhas është rritur në merkato me këto zëra të fundit dhe e vetmja palë që do të përfitojë, është Hertha Berlin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!