Mesfushori me tipare sulmuesi i Fiorentinës, Federico Chiesa, nuk do të largohet nga skuadra violë. Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit, Daniele Prade, i cili thekson se shumë shpejt Fiorentina do të garojë për vendet e para.
“Ne duam një ekip të fortë për sezonin tjetër. Sigurisht Chiesa është në planet tona dhe ai e di shumë mirë këtë gjë. Marrëdhënia mes nesh është shumë e mirë dhe shumë shpejt do të kemi një takim, ku do të bisedojmë për rinovimin,” deklaron Daniele Prade.
“Ne po punojmë për të ardhmen. Kjo u duk qartë nga merkato që ne bëmë në janar. Besoj se shumë shpejt do të arrijmë te rezultatet pozitive,” mbyll drejtori sportiv i Fiorentinës. Cutrone, Duncan, Aguedelo dhe Koume ishin disa nga goditjet e ekipit nga Firenze muajin e kaluar. /abcnews.al

