Dani Ceballos duket se nuk do të rikthehet më kurrë te Real Madrid. Mesfushori spanjoll u transferua në formë huazimi tek Arsenali verën e shkuar, me shpresën se do të arrinte të luante minuta dhe të bindte drejtuesit e Realit se është lojtari i duhur për të mbrojtur ngjyrat “Los Blancos” për vitet e ardhshme.
Por Ceballos, pavarësisht paraqitjeve të mira me fanellën e Arsenalit, duket se nuk i ka bindur drejtuesit e “Galaktikëve”, të cilët i kanë vendosur edhe çmimin përfundimtar për skuadrat e interesuara.
Vetëm 22.5 milion sterlina kërkon Real Madrid për kartonin e Ceballos, shifër që me shumë gjasa do të paguhet nga Arsenali. Trajneri Mikel Arteta është një admirues i Ceballos dhe shuma e kërkuar nga Real Madrid, pritet të barazohet./abcnews.al
Real Madrid want £22.6m for Dani Ceballos if they allow him to leave this summer. Mikel Arteta is interested in making his stay permanent. [Marca] pic.twitter.com/639bjKf33L
— AFTV (@AFTVMedia) July 15, 2020