Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e Cavanit, PSG vendos përfundimisht për sulmuesin

schedule17:36 - 7 Janar, 2020

schedule 17:36 - 7 Janar, 2020

Kanë marrë fund dilemat sa i takojnë të ardhmes së Edinson Cavanit. Sulmuesi uruguaian është në muajt e fundit të kontratës me skuadrën e PSG-së dhe në rast se kampionët e Francës do të dëshironin të përfitonin sado pak nga një largim i tij, duhet ta linin të largohej gjatë këtij muaji.

Por, drejtuesit e klubit francez kanë vendosur që të mos e shesin sulmuesin dhe ta mbajnë deri në përfundim të kontratës së tij, raporton L’Equipe. Cavani do të ketë mundësinë të nënshkruajë për cilindo ekip që preferon gjatë këtij muaji janar, por vetëm para-kontratë.

PSG ka vendosur kështu për të ardhmen e sulmuesit dhe duket se Cavani është i detyruar të qëndrojë. Bomberi uruguaian do të duhet të luftojë me Mauro Icardin, për një vend titullari në majë të sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!