Që prej dhjetorit të vitit të shkuar, “veterani” i mesfushës së Barça-s, Sergi Busquets i bëri gjërat e qarta përsa i përket të ardhmes së tij te “katalanasit”, teksa tha se ky do të ishte sezonin i tij i fundit me fanellën “blaugrana”.
Mirëpo, bisedimet me teknikun Xavi, si dhe kontrata e re që i është ofruar 34-vjeçarit, duket se ka “lëkundur” disi këtë të fundit, përsa i përket largimit të tij drejt Inter Miami apo klubeve arabe, të cilat janë të interesuara për kartonin e tij.
Për këtë arsye, Sergi Busquets ka vendosur se do të bëjë një deklaratë për të ardhmen e tij pas fitores së Barcelona-s në La Liga, teksa vihet re se vendimi i Busquets nuk do të varet nga rikthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë, pasi ai do të merret përpara se të përcaktohet e ardhmja e argjentinasit.
Kujtojmë se Barcelona mund ta fitojë La Liga-n në ndeshjen e radhës në rast të fitores në derbin ndaj Espanyol të dielën e ardhshme, më 14 maj. /i.m /abcnews.al