E ardhmja e Brojës larg Chelsea? “Blutë” e Londrës kërkojnë sulmuesin e Atalantës

schedule11:00 - 4 Prill, 2023

schedule 11:00 - 4 Prill, 2023

Chelsea po përballet me problemet e rezultateve pozitive këtë sezon, i cili tashmë ka parë dy trajnerë të ndërrohen në pankinën e “bluve”. Ndërsa pret të tretin, me Bruno Saltorin në pankinë në mënyrë provizore, pronari Boehly tashmë po mendon për merkaton e verës dhe ka synuar një lojtar nga Serie A për sulmin.

Rasmus Hojlund, talenti 20-vjeçar dhe zbulimi më i goditur këtë sezon për Atalantën. Së fundmi, “Daily Mail” raporton se ka pasur një takim me presidentin e klubit italian Percassi. Atalanta është e gatshme ta lejë të shkojë  Hojlund për shifrën e 65 milionë eurove këtë sezon.

Për danezin ka interes edhe nga Manchester United në Premier League, por edhe nga Bayern Munich në Bundesliga./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!