E ardhmja e Armando Brojës, trajneri i Chelsea e thotë hapur

schedule16:34 - 18 Maj, 2022

schedule 16:34 - 18 Maj, 2022

Thomas Tuchel, trajneri i Chelsea, ka folur sot për të ardhmen e Armando Brojës dhe talentit tjetër të skuadrës, Conor Gallagher, i cili është i huazuar te Crystal Palace në Premier League.

“Së pari ata do të kthehen pas pasi janë në kontratë me ne. Kur i huazojmë e bëjmë që të kemi lojtarë më të mirë, lojtarë me më shumë eksperiencë.

Ata janë lojtarët tanë dhe dua t’i kem në fazë, kur edhe do të vendosim se çfarë do ndodhë. Gjithçka varet prej tyre, lidhet me mënyrën se si ata integrohen, çfarë bëjnë, cilat janë idetë tona për ta, çfarë duan ata të arrijnë, si dhe varet edhe nga situata e klubit.

Është shumë herët për të parashikuar të ardhmen e tyre për gjithë sezonin, por e sigurt është që ata do të jenë në fazë me ne”, është shprehur Tuchel. / abcnews.al