E-albania, regjistri noterial ende i bllokuar, penalizohen qytetarët që duan të ndryshojnë testamentin

schedule16:21 - 18 Gusht, 2022

schedule 16:21 - 18 Gusht, 2022

Ylbere Kraja është kthyer në Lezhë nga Belgjika. Prej ditësh nuk po mundet të kryeje veprimet për të lënë testamentin së banesës pasi regjistri noterial shqiptar tek e-albania, nuk hapet.

Regjistri noterial është një prej shërbimeve, që ka më shumë se një muaj që është I bllokuar.

“Vij për ditë dhe e shoh se nuk ka një ditë a një datë se kur do ta kryhej këtë punë.”

Pavarësisht se dhoma e noterisë ka një databazë të akteve të trashëgimisë, ato duhet të konfirmohen nga Ministria e Drejtësisë. Noteri Vasil Martini thotë se si kjo zonjë janë dhe qindra qytetarë në ditë që janë në pritje të hapjes së këtij shërbimi, pasi duan të ndryshojnë aktet e trashëgimisë.

“Regjistri noterial duhet të kthehet në punë tek e-albania, ti japë akses dhomës kombëtare të noterisë. Na ka penguar në dëshmitë e trashëgimisë se nuk kthen përgjigje nëse një person ka lënë testament a jo apo ka lëshuar akt trashëgimie më parë. 13 korriku deri në tani kam 16 kërkesa të tilla.”

Martini thotë në të gjithë vendin tek noterët për këtë shërbim janë grumbulluar 2000 kërkesa të tilla. Pjesa më e madhe e të interesuarve janë emigrantë që duhet të rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!