Dzemaili: Kopjoni Kinën, e vetmja mënyrë për të mposhtur koronavirusin

schedule17:39 - 19 Mars, 2020

schedule17:39 - 19 Mars, 2020

Blerim Dzemaili bën thirrje që të gjithë të kopjojnë modelin kinez për të fituar luftën kundër koronavirusit. Mesfushori nga Tetova la Bologna në merkaton e janarit dhe firmosi me kinezët e Shenzhen, skuadër që drejtohet nga Roberto Donadoni.

33-vjeçari flet rreth situatës në vendin aziatik në një prononcim për Corriere dello Sport. Dzemaili i fton të gjithë të kopjojnë Kinën, shtet që ia doli të sfidonte koronavirusin e tmerrshëm.

Kina ishte në gjendje për të mposhtur këtë virus të mallkuar, u treguan shumë të aftë. I izoluan të gjithë në shtëpi, mbyllën shtetin dhe qytetet. Rezultati që arritën tregon se Italia dhe Zvicra ime, por edhe të gjithë shtetet e tjera, duhet të sillen siç u sollën në Kinë.

Kina përdori represion? Epo, do të ishte mirë të përdorej edhe në Europë. Për të ruajtur një jetë, duhet të jesh në gjendje të bësh sakrifica të mëdha”, deklaron Blerim Dzemaili. /abcnews.al