Dyshohet të jetë mbytur në Drin ndërsa peshkonte, rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 47-vjeçarit

schedule08:34 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 08:34 - 28 Dhjetor, 2021

Kanë rinisur mëngjesin e së martës kërkimet për gjetjen e trupit të Tefik Xhikës, 47-vjeçarit që është mbytur në lumin Drin. Kërkimet po bëhen nga banorë të zonës, familjarë dhe policia.

Prej dy ditësh është kërkuar ndihma e polumbarëve me mjete të specializuara, gomone me motor. Megjithatë, deri në këto momente nuk kanë konfirmuar ardhjen. Ditën e sotme janë ndërprerë reshjet dhe prurjet e lumit Drin nuk janë në sasitë e mëdha të ditës së djeshme, çka mund të favorizojë sado pak për gjetjen e tij.

Kujtojmë se Xhika e kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë-Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin. Siç shihet nga pamjet një palë atlete janë në buzë të lumit, që dyshohet se 49-vjeçari i ka hequr para se të nisë peshkimin.

Dyshimet janë që Tefik Xhika të ketë rënë në ujërat e lumit Drin i Zi ndërsa peshkonte në breg. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!