Dyshohet si shënjestra e atentatit në Tiranë, ku humbi jetën nipi i tij, kush është Edmond Crroj

schedule15:47 - 5 Janar, 2022

schedule 15:47 - 5 Janar, 2022

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme dhe 4 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur në  një lokal në zonën e Don Boskos.

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar foton e dajës së viktimës Edmond Crroj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i këtij atentati ku ka humbur jetën Erion Çela 35 vjeç.

41 vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali.

LEXO EDHE: Nga erdhën dhe ku ikën? Kamerat kapën killerat e atentatit në “Don Bosko”

Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.

LEXO EDHE: Autorët gabuan shënjestër, objektivi i atentatit në Don Bosko ishte daja i viktimës, si u mbajt në vëzhgim

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Ndërkaq ngjarja a ndodhur të martën e 4 janarit në lokal ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 35 vjeçar, është plagosur vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, daja Edmond Crroj 41 vjeç, miku i tij Arben Dani 46 vjeç dhe një klient që ndodhej në lokal 19 vjeçari Azbi Selimaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!