Dyshohet se vrau marokenin pas sherrit për një grua, merr fund arratia për shqiptarin

schedule11:20 - 27 Tetor, 2022

schedule 11:20 - 27 Tetor, 2022

Policia italiane ka arrestuar shqiptarin, i cili dyshohet se është autor i dyshuar i vrasjes në marokenit në Itali më 23 tetor.

Shqiptari dyshohet se ka vrarë më pistoletë 45-vjeçarin maroken Abderrahimi Elkharmoudi.

Viktima, sipas asaj që u rikonstruktua në hetimet e karabinierëve, kishte pasur një sherr në një lokal të qytetit me një grua, e lidhur mesa duket me shqiptarin, shkruan Ansa.

Ky i fundit i pyetur sot nga hetuesit ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Arrestimi u bë me urdhër të prokurorit Pasquale Addesso.

Lexo edhe: “Mëso si trajtohet një femër”, i ofendoi të dashurën, shqiptari qëllon për vdekje marokenin

Shqiptari pas vrasjes dyshohet se ishte arratisur drejt Shqipërisë, por  më pas ishte kthyer në Itali.

Si prova kundër tij janë edhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit.

Në orët në vijim prokurori do t’i kërkojë gjyqtarit hetues vërtetimin e arrestit dhe paraburgimit në burg./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!